VV-ja përballet me NPB-në në Gjykatë: Kryetari Rama po e toleron krimin

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje të hënën është përballur në Gjykatë me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”, raporton Ekonomia Online.

Shef i Grupit të Asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla, tha se kryetari Përparim Rama me heshtje po e toleron krimin dhe po e mbron këtë projekt të paligjshëm.

“U deshën 71 ditë që gjykata të mbajë seancë ku do të mbrohen 17 mijë metra katrorë pronë publike. Sot të zhvillohet seanca nën udhëheqjen e gjyqtarit Dardan Kadolli që ka përgjegjësinë të japë fjalën për këtë rast të ndjeshëm”.

“17 metra katrorë janë në rrezik dhe po vazhdon heshtja e kryetarit Përparim Rama që këtë ndërmarrje ia la PDK. Të njëjtën qasje po e vazhdon edhe LDK. Heshtja në këtë rast është tolerim i krimit. Komuna po e mbron këtë projekt të paligjshëm. Çfarë mund të thuhet përveç krim i organizuar. Pushteti PDK LDK nuk lufton krimin por i bënë vend aty”.

Kurse Egzon Azemi, tha se projekti është shumë i dyshimtë e 17 mijë metra katrorë të qytetarëve “janë në rrezik”.

“Sot jemi këtu pasi që kemi marrë thirrjen për vendimin e caktimit të masës ndaj padisë dhe kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme për projektin e dyshimtë që tash e sa kohë është iniciuar të ndërtohet në lagjen Lakrishte nga Ndërmarrja Publike Banesore. Prej një viti jemi dëshmitarë për grabitjen e 17 mijë metrave katrore, hapësirë publike në qendrën e qytetit tonë”, tha Azemi.

“Kjo pronë e qytetarëve është vendosur në shënjestër të mafisë së ndërtimit dhe pastrimit të parasë përmes kryesuesit Hajdar Hoxha, dhe tolerimit të ish kryetarit të komunës. Të gjithë këta tentuan t’ia falnin kompanive private. Shpallja zgjati tri ditë për të lidhur kontratë me të cilën siguruan me 3 milionë euro. Shumë kohë më vone u kuptua se bëhej fjalë për projekti  me gjigant që kap vlerën 200 milionë euro. Bedri Buzuku është babi i Drilon Buzukut. Pas këtij projekti qëndron edhe Memli Pajaziti. Kërkuam qasje në dokumente publike dhe na refuzuan. Kërkuam diskutim nuk pranuan”.

“Pse ishte e nevojshme të mbaheshin sekrete nëse gjithçka do të kishte qenë ligjore. Pas gjithë këtyre shkeljeve prokuroria konfirmoi hetime. U bëjmë thirrje iniciuesve që mos të provojnë t’i prekin njerëzit që po tolerojnë të zbardhin këtë rast sepse nuk do të rrimë duarkryq”.

VV-ja, i ishte drejtuar në muajin gusht Gjykatës Themelore të Prishtinës, me padi për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor-afarist”.

Të ngjashme