VV-ja nuk e voton Projektligjin për Skemat Sociale – Dreshaj: Ky është vendim kundër Kushtetueses

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 15:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media në lidhje me mos votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, propozim ky i propozuar nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dershaj tha se vendimi i VV-së kundër këtij ligji, është vendim kundër Gjykatës Kushtetuese.

“Sot ishim dëshmitar deri ku mund të shkoj mendësia totalitare që nuk e njeh opinion tjetër as kushtetues, as penzionist, as sindikalist. Votimi i sotëm kundër i VV-së nuk ishte votim kundër nismës tonë si AAK por vendim Kundër Kushtetutës së vendit”.

“Vendimi i Kushtetutës vlerëson si anti-kushtetues dhe diskriminues dy nenet. Me këtë votim kundër pensionistët u plaçkitën për 6 muaj. Ju kujtoj që VV-ja ka ardhur me program social, kanë ardhur me program për ndryshim. Por nuk ndryshojnë as padrejtësinë antikushtetuese që me vite ju bëhet pensionistëve. Ju garantoj pensionistëve se qoftë nga kjo legjislaturë ose eventualisht tjerat, që pas 15 korrikut, ky nen diskriminues nuk do të ekzistoj më” tha ai.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk mori mbështetjen e deputetëve, prej 61 sa morën pjesë në votim 25 ishin për, 32 deputetë kundër dhe 4 abstenime.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që t’u njihej përvoja e punës të gjithë personave të larguar nga puna në vitet e 90-ta.

Të ngjashme