VV: Qeverisja e Gjinit zapton zyren e tenderëve në Komunën e Gjakovës

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Investimet kapitale, realizimi i projekteve dhe cilësia e investimeve varet në masë të madhe nga prokuromi publik i Komunës. Që nga plani i prokurimit, hartimi profesional i specifikave e deri tek përzgjedhja e paanshme e operatorëve janë përgjegjësi që do të duhej të përmbushte ose mbikëqyrte zyra e prokurimit.

Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Gjakovës, të publikuar vitin e kaluar, adresohen gjetjet dhe rreziqet në realizimin e kontratave që dalin nga njësia e prokurimit. Raporti konstaton, se dobësitë e hasura në planifikim, inicim dhe realizim të aktiviteteve të prokurimit ndikojnë negativisht në aspektin buxhetor dhe në zbatim të kontratave. Ndërsa në raportin për Gjakovën, plot 36 herë përmendët prokurimi në mënyra të ndryshme, duke adresuar përgjegjësinë e kryetarit që të sigurojë përmbushjen e rekomandimeve.

Në ndërkohë, për fat të keq, kryetari i Komunës, në vend se të përmbushë këto rekomandime, ai e thellon edhe më shumë gjendjen e rëndë dhe të dyshimtë në sektorin e prokurimit komunal.

Para disa ditës është bërë emërimi i shefit të ri të Prokurimit në Komunën e Gjakovës. Pa ndonjë shpjegim dhe në mënyrë klandestine, qeverisja e z. Gjini zëvendësoj dhe përzgjodhi për shef të prokurimit Faton Gutajn i cili deri para disa muajve ishte asamblesit i AAK-së dhe njeri i afërt i z. Gjini.

Kjo është një sulm ndaj një sektori që duhet të jetë i pavarur. Është një tendencë që njerëzit e besueshëm të partisë të kontrollojnë tenderët e komunës dhe kjo shton edhe më shumë dyshimet tona që tenderët po shfrytëzohen dhe do të përdoren për përfitime të kompanive dhe personave që janë të afërt me partitë në pushtet.

Kjo tejkalon çdo normë demokratike dhe shkel çdo parim të qeverisjes së mirë dhe të paanshme. Praktika të tilla kemi parë edhe në qeverisjet e kaluara lokale, por që të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat.

Andaj ne kundërshtojmë të tilla emërime. Kërkojmë që të rishqyrtohet një vendim i tillë, të ndalohet përzgjedhje të tilla dhe të mbahet premtimet e z. Gjini sa i përket qeverisjes së mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme