Sulmuesi i skuadrës gjermane RB Leipzig, Timo Werner, pranon se ai ende ka një ëndërr të luajë për Manchester Unitedin, ekipin që ai e përkrahu si një djalë i ri.
Werner ka befasuar të gjithë në Bundesliga që nga bashkimi i tij me Leipzigun nga Sttutgartit në vitit 2016.
Sezonin e kaluar sulmuesi gjerman shënoi mbi 20 gola, ndërsa e ka nisur mirë edhe këtë sezon me tashmë pesë gola të shënuara në gjashtë paraqitje.
Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona janë ndër klubet që kanë qenë më të lidhura me një ofertë për Werner, por mendja e tij qëndron krejt diku tjetër.
Sulmuesi gjerman joshet nga skuadra nga Old Trafford, Unitedi, i cili u rrit duke shikuar vitet e suksesit nën drejtim e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson.
“Si një djalë i ri, ju gjithmonë ëndërroni për klubin e madh që dëshironi të luani”, ka thënë fillimisht Werner për Sky.
“Ishin Manchester United nën drejtimin e Alex Fergusonit, i cili gjithmonë fitonte”.
“Një djalë i ri është gjithmonë një tifoz i atyre skuadrave që fitojnë”.