Timo Werner thuhet se është i hapur që të kalojë në këtë verë te Interi.
Sulmuesi gjerman që lidhet me një transferim te Liverpooli, nuk e përjashton mundësinë që të luajë për Nerazzurët.
Duket se The Reds janë alarmuar nga dëshira e tij, dhe po tentojnë që të shpejtojnë gjërat rreth transferimit të tij.
Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi është i gatshëm që të transferojë anëtarin e Rasenball Sport Leipzig, nëse largohet Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas po kërkohet me ngulm nga Barcelona, andaj skuadra italiane mund të transferojë Wernerin.
RB Leipzig kërkon mbi 80 milionë euro nga shitja e lojtarit, gjersa Interi është i gatshëm të paguajë atë shumë. /Telegrafi/