Sulmuesi gjerman i RB Leipzigut, Timo Werner mund të ndërrojë mjedis për 30 milionë euro në afatin kalimtar të verës, raporton “Sport1” të martën.
Liverpooli e Chelsea po interesohen për yllin gjerman. Raportohet se klauzola për lirim në kontratën e Wernerit me Leipzigun është 30 milionë euro. Fillimisht ishte raportuar se klauzola e tij për lirim është në afro 60 milionë euro, nëse aktivizohet para fundit të prillit.
Mirëpo, Sport1 njofton se është 30 milionë euro dhe bonuse bazuar në përformancën.
Kjo vetëm sa do të rrisë interesimin e klubeve për Wernerin. Werner ka shënuar 27 gola këtë stinor në 33 ndeshje.