Chelsea pritet ta bëjë ofertën e parë për Wernerin

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Chelsea dëshiron t’i shtojë konkurrencën Tamy Abrahamit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra londineze thuhet se po tenton ta transferojë Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig.

The Telegraph raporton se The Blues mund ta transferojnë sulmuesin gjerman, mirëpo duhet të paguajnë klauzolën e tij.

Werner në fillim të këtij sezoni e nënshkroi kontratën e re te RB Leipzig, derisa vlera e tij ka shkuar në 65 milionë euro.

Chelsea dëshiron që Abraham mos të ndihet si një lojtar i paprekshëm në skemat e Frank Lampardit dhe t’i shtojë presionin me një tjetër sulmues cilësor, transmeton telegrafi.

Kontrata e Wernerit me skuadrën gjerman skadon në vitin 2023, derisa shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme