Wilder premton se do ta mposhtë Ortizin “në mënyrë shkatërruese”

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, ka thënë se do ta fitojë rimeçin ndaj Luis Ortiz në një mënyrë shkatërruese.

Boksieri amerikan fitoi ndaj kubanezit në duelin e parë të zhvilluar në Barclays Center të Brooklynit në mars të vitit 2018, ndërsa më 23 nëntor do të ndeshet sërish me të në MGM Grand në Las Vegas të Nevadës

Gjatë një prononcimi për Sky Sports, 34-vjeçari është pyetur se si e parashikon rimeçin ndaj kundërshtarit të tij 40 vjeçar.

“Do të jetë (një triumf) në mënyrë shkatërruese”, ishte përgjigja e ‘Bomberit të Bronztë’, i cili planifikon të vazhdojë ta mbrojë titullin e tij.

Wilder vazhdon të jetë i pamposhtur në 42 duele, ku ka regjistruar 41 fitore (40 me nokaut) dhe një barazim (atë ndaj Tyson Furyt), transmeton telegraf. Ndërsa Luis ‘King Kong’ Ortiz numëron 31 fitore (26 me nokaut) dhe një humbje, pikërisht nga Deontay.

Të ngjashme