Windows 10 këtë verë bëhet me kernel të integruar të Linuxit

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Marrëdhënia e ngushtë në mes të platformave të Microsoftit dhe Linuxit po e bën një hap të ri përpara, pasi që Microsoft njoftoi se do ta livrojë komplet kernelin e Linuxit në Windows 10. Kjo do të arrijë së pari me buildet Insider preview deri në fund të qershorit, duke e paralajmëruar Windows Subsystemin e ri për Linux 2, raporton Engadget.

Lansimi i parë do të bazohet në versionin 4.19, versionin e fundit stabil të Linuxit dhe do ta përcjellë çdo lansim stabil të platformës në të ardhmen. Sipas Microsoftit, ky nuk është publikimi i parë i kernelit të Linuxit – kjo erdhi së pari me Azure Sphere vitin e kaluar – por për herë të parë është në dispozicion për Windows.

Ky veprim do të duhej ta përshpejtojë ndjeshëm performancën, me startim më të shpejtë të Linuxit dhe përdorim më efikas të memories. Përdoruesit mund të komunikojnë me kernelin qoftë nëpërmjet instalimit nga Microsoft Store ose përmes instalimeve eksterne, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, vetë kerneli do të jetë kod i hapur, me udhëzime se si përdoruesi ta krijojë versionin e vet. Microsofti ka theksuar se ndryshimet që po i implementon do t’i vë në dispozicion për përdorim edhe nga të tjerët.

Të ngjashme