Ekonomia Online
FUNDIT

Windows 95 tani si aplikacion për pajisjet moderne

Windows 95 tani si aplikacion për pajisjet moderne

Windows 95 tani është një sistem operativ që përdoret si aplikacion në pajisjet e platformat moderne. Window 95 si aplikacion tani mund të shkarkohet e përdoret në sistemet macOS, Windows e Linux. Programeri Felix Riesberg është përgjegjës për këtë aplikacion, i cili i lejon ata që janë nostalgjikë për sistemin operativ Windows 95, ta provojnë […]

Windows 95 tani është një sistem operativ që përdoret si aplikacion në pajisjet e platformat moderne.

Window 95 si aplikacion tani mund të shkarkohet e përdoret në sistemet macOS, Windows e Linux.

Programeri Felix Riesberg është përgjegjës për këtë aplikacion, i cili i lejon ata që janë nostalgjikë për sistemin operativ Windows 95, ta provojnë atë si aplikacion në pajisjet e tyre moderne, transmeton koha.net.

Rieseberg ka publikuar kodin burimor e aplikacionin instalues për këtë projekt në Githhub, e aplikacionet e famshme të asaj kohe, si Wordpad, MS Paint e Minesweeper punojnë në mënyrë të përkryer, ndërsa Internet Explorer nuk është funksional.

Ky aplikacion është vetëm 129MB i madh, e atë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu, për macOS e Windows, e kur të instalohet përdor vetëm rreth 200MB RAM.

Të ngjashme