Xeni performon nesër në disa lagje të Gjakovës

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Sikurse Sabri Fejzullahu që do të perfomojë sot për qytetarët e Prishtinës, nesër të njëjtën do ta bëjë edhe Shkëlzen Jetishi në Gjakovë.

Këto organizime po bëhen për të thyer monotoninë e izolimit për qytetarët e karantinuar.

Xeni bashkë me grupin e tij do të mbajnë një performancë artistike në disa lagje të qytetit të Gjakovës.

Performanca fillon nga ora 13:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek rruga “Anton Çetta” dhe në fund tek sheshi në Bllokun e Ri afër rrugës “Bujar Roka”.

Komuna e Gjakovës i fton qytetarët të shijojnë tingujt e muzikës nga ballkonet.

Të ngjashme