Xhaçka: Ushtria të formohet me ndryshime kushtetuese, në koordinim me ndërkombëtarët

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 12:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se Kosova duhet që ta bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, por gjithmonë në koordinim më partnerët ndërkombëtar.

Ai më tej shtoi se FSK është e gatshme të shndërrohet në ushtri në bazë të kapaciteteve momentale dhe përvojës së krijuar, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj se bashkëpunimi është alternativë që garanton suksese, ndaj edhe fokusi i takimit tonë ishte pikërisht rritja e bashkëpunimit në fusha që janë në interes të dyja shteteve tona dhe që i kontribuojnë stabilitetit e prosperitetit në gjithë rajonit tonë. Ashtu si në Tiranë e sigurova kolegun Berisha, se ne do vijojmë të mbështesim Kosovën dhe Forcën e saj të Sigurisë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Eksperienca jonë, sidomos ajo e integrimit në NATO, do vijojë të përcillet me profesionalizëm e kompetencë tek kolegët e vëllezërit tanë të Kosovës”.

Sa i takon të transformimit të Forcës së Sigurisë për Kosovë, e sigurova zotin Berisha se Shqipëria e sheh atë si një proces të bazuar në kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtar. Nuk duhet të mungojë për asnjë moment besimi tek vendet aleate dhe ato partnere, të cilat kanë dëshmuar ndër vite angazhimin më serioz me politikën e tyre të dyerve të hapura. Kosova është gati tashmë të ecë përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit Euro-Atlantik”.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se e ka njoftuar Xhaçkën për objektivat e  dhe planet e FSK-së.

“Ministren Xhaçka e informova se ndër prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MFSK-së janë forcimi i institucioneve të sigurisë dhe në këtë kuadër edhe transformimi i FSK-së në FAK, përmes ndryshimeve kushtetuese, në bashkëpunim të ngushtë me gjithë faktorët politik vendor, e në koordinim të plot me partnerët tanë ndërkombëtar dhe NATO-n”.

Barazia gjinore përbën një segment shumë të rëndësishëm ku rreth 8% e gjinisë femërore bëjnë pjesë në FSK, gjithashtu rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë, ku aktualisht FSK-ja ka tejkaluar kuotën prej 10%”.

“Një kontribut të madh FSK-ja ka dhënë në operacionet e kërkim-shpëtimit jashtë shtetit, dhe kemi shprehur gatishmërinë në çdo kohë të ju ndihmojmë edhe vendeve tjera me kapacitetet tona operacionale. Në këtë drejtim ministri vlerësoi lartë opinionin publik, në të gjitha sondazhet e realizuara, ku MFSK dhe FSK-ja janë vlerësuar si institucioni më të besueshëm në vend“.

Paraprakisht Berisha ka pritur me ceremoni ushtarake ministren Xhaçka.  Ministrja shqiptare fillimisht ishte takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të ngjashme