Xhafer Gashi shpalos projektin për QKMF-në, zotohet për krijimin e hapësirave të reja në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare Xhafer Gashi ka prezantuar projektin për “Ndërtimin e  katit të dytë të QKMF-së”.

Gashi theksoi se janë  të fokusuar që të krijojnë hapësira të reja në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Postimi i plotë:

Projekti ideor: “Ndërtimi i katit të dytë të QKMF-së”Ne, jemi të fokusuar që të krijojmë hapësira të reja në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, rrjedhimisht në platformën tonë qeverisëse #Bashkë planifikohet inkuadrimi i profileve të veçanta të profesionistëve shëndetësore.Jemi #bashkë dhe me besimin tuaj për numrin 109.

në zgjedhjet e 17 tetorit do të jetësojmë planet dhe vizionet tona për të tashmen dhe të ardhmen e sigurtë në qytetin e Obiliqit!Xhafer Gashi

Të ngjashme