Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, mori pjesë në një tubim në Barilevë të Prishtinës, ku theksoi rëndësinë e zërit të qytetarëve, shkruan Ekonomia Online.
Ai u shpreh se do të angazhohet për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar, duke punuar me përkushtim së bashku me kandidatët për deputetë dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Sot, në Barilevë të Prishtinës, pata nderin të jem pjesë e një tubimi të mrekullueshëm me qytetarët e kësaj ane, së bashku me kandidatët për deputetë dhe me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Zëri i popullit është i rëndësishëm dhe ne do të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Xhaka.