Xhaka: Gllamniku mbështet Bedri Hamzës për kryeministër

Prishtinë | 24 Jan 2025 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, mori pjesë në një tubim në fshatin Gllamnik të Podujevës, shkruan Ekonomia Online.

‘Gllamniku si gjithë Kosova mbështetë kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër’, theksoi Xhaka.

“Si kandidat për deputet, mora pjesë në tubimin me qytetarët në fshatin Gllamnik, ku bashkë kandidatët e tjerë për deputetë diskutuam për zhvillimin e vendit dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Gllamniku si gjithë Kosova mbështetë kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër, duke besuar se ai ka vizionin dhe aftësinë për të udhëhequr vendin drejt përparimit”, shkroi Xhaka.

Të ngjashme