Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka bërë edhe një falënderim për njohjen e Kosovës si shtet nga Xhamajka.
Pak orë pasi ministrja xhamajkane e punëve të Jashtme, Kamina Smith tha se shteti i saj nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, Pacolli ka bërë një falënderim të radhës.
Madje, Pacolli e ka falënderuar pikërisht diplomaten e Xhamajkës duke i shprehur falënderime.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka patur asnjë reagim rreth njohjes apo mosnjohjes nga Xhamajka për shtetin e Kosovës.