Banorët e Lumbardhit ishin të armatosur derisa mbylleshin themelet e hapura në mënyrë ilegale për xhaminë që po bëhet donacion, përkundër mungesës së vullnetit të të gjithë banorëve të fshatit.
Atje të dielën banorët kanë qenë afër një konflikti që mund të kishte pasoja të rënda.
Një fije floku ka shpëtuar të dielën banorët e Lumbardhit të Deçanit, për t’u përfshirë në një incident me pasoja të rënda. Kjo pasi një pjesë e banorëve të këtij fshati, të dielën kanë dalë për të mbyllur themelet e dedikuara për një xhami te Kodra e Pajtimit, veprim ky që ka irrituar pjesën tjetër të fshatit që janë pro ndërtimit të xhamisë.
Njëri nga banorët është munduar të mbrojë me “stupc” themelet e xhamisë, por ai është penguar nga një i afërm i tij, i cili për t’iu shmangur konfliktit, ka futur atë në veturë./Zeri/