Xhelal Sveçla viziton Jarinjën, thotë se të gjithë policët janë të vendosur për sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nëpërmes Facebookut të tij se ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka postuar dhe disa fotografi nga kjo vizitë në veri.

Të ngjashme