Ylli i ‘Game of Thrones’ Emilia Clarke, i jep fund romancës pas katër muajsh lidhje!

Prishtinë | 22 Jan 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ylli i “Game of Thrones” Emilia Clarke, thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj, Sebastian “Bassi” Fox pas një romance katërmujore. Sipas raportimeve 38-vjeçarja dhe DJ kanë vendosur të heqin dorë pasi kanë kuptuar se diçka nuk shkonte mirë mes tyre. Një burim gjithashtu përmendi ata shpresojnë të qëndrojnë miq pasi nuk ka hatërmbetje.

Ish-çifti u pa për herë të parë në Londër së bashku, në nëntor, teksa darkonin. Sipas burimit: “Emilia dhe Seb nuk janë më bashkë. Ata kaluan një kohë argëtuese, por diçka thjesht nuk ishte në rregull mes tyre. Në fund e kuptuan se ndoshta nuk janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Ajo u ka thënë miqve të saj se duan të përpiqen të qëndrojnë miq”theksoi  një burim në mediat amerikane  për marrëdhënien e dyshes.

Të ngjashme