Ylli izraelit: Ramë në kurthin e shqiptarëve

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 09:55 | Nga

Sulmuesi i Izraelit, Zahavi, pas humbjes 1-0 me Shqipërinë në “Elbasan Arena” u shpreh: “Nuk ishte ndeshje e lehtë. Luajtëm më mirë se Shqipëria në pjesën e parë, i krijuam rastet, por nuk arritëm të shënonim. Në pjesën e dytë diçka ndryshoi. Ramë në kurthin e shqiptarëve.

Është vetëm ndeshja e parë, ka ende ndeshje për të marrë pikë. Ai gol erdhi në rastin e parë të rrezikshëm. Ishte e vështirë të reagonim. Do të përmirësojmë gjërat e këqija. Në muajin e ardhshëm janë 2 ndeshje të rëndësishme ndaj Shqipërisë dhe Skocisë. Nuk heqim dorë për kualifikimin”, u shpreh Zahavi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme