Ylli norvegjez ndërron mendje, Juventus “fërkon duart”

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Juventus nuk ndalet kurrë. Bardhezinjtë po punojnë që tani për merkaton e janarit, në të cilën mund të marrin nga Salzburg-u yllin e
ri Erling Braut Haaland.

Sulmuesi 19-vjeçar po shkëlqen në kampionatin austriak, por ka mahnitur të mëdhatë e Europës me paraqitjet dhe golat e shënuar në Champions League.

Sipas Calciomercato.com, Haaland duket se tani po merr në konsideratë Juventus-in, skuadrën që refuzoi një vit më parë për Salzburg-un.

Bardhezinjtë kanë kohë që e ndjekin norvegjezin dhe do të ishin të gatshëm të paguanin një shifër të çmendur për të siguruar shërbimet e tij. Salzburg, në fakt, ka bërë të ditur se është gati ta lërë të lirë lojtarin për 100 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme