Ymeri i ZRrE-së: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 14:35 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka deklaruar se nuk kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave, por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo, raporton Ekonomia Online.

“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRrE-ja, ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, tha ai.

“Në këtë fazë kërkesa e KEK-ut nuk është marrë parasysh nga Departamenti i Tarifave, meqenëse thamë edhe më herët se kjo kërkesë nuk i ka përmbushur procedurat sipas legjislacionit në fuqi”, shtoi Fejzullahu.

“Mungesa e hapave të cekur edhe në rregullën për tregtimin e energjisë, ZRRE-ja në mungesë të një marrëveshje mes dy palëve KEDS-it dhe KESCO-s, KEK-ut dhe KOST-it ka marrë për bazë çmimin aktual me të cilin ka marrëveshja aktuale mes të licencuarëve”, deklaroi Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Të ngjashme