Ymeri: Kërcënimi me Demarkacionin iu dështoi

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 17:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pse pa Albin Kurtin, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takimin mobilizues me strukturat e tyre. Aty u tha se janë mbledhur për mobilizim pasi sipas Vetëvendosjes “Klanit Pronto” po i vjen fundi.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se kjo qeveri ka pasur plane të rrezikshme për Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kërcënimi me Demarkacion iu dështoi, kjo qeveri e ka mbajtur vazhdimisht qytetarin e Kosovës nën kërcënim duke përdorur marrëveshjen e demarkacionit”, tha ai.

Ymeri ka vazhduar duke thënë se “kjo luftë mes PDK-së dhe LDK-së është luftë me karrige”.

“Mustafa po kërcënon me Demarkacion që ta ruaj karrigen, kurse Veseli po ashtu me demarkacion, por vetëm për të fituar karrigen”, tha Ymeri.

Të pranishmëve Ymeri u ka thënë se në Kosovë ndodhë vetëm që Qeveria t’i bëjë agresion popullit të vet.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ajo marrëveshje të kalojë, e asnjë mënyrë që ajo të zbatohet”, ka thënë Ymeri.

Duke e quajtur Qeveri të shpifjeve ai ka thënë se asnjë vendim i tri viteve qeverisje nuk ka qenë në përmirësim të qytetarëve. “Por ka listuar vetëm reformën tatimore si një mundësi e mirë”.

Ymeri e ka cilësuar që kjo Qeveri ia ka hapur derën shtetit serb në mënyrë që kjo e fundit të shtrijë territorin e saj brenda Kosovës.

Kurse sa i përket Projektligjit për Ushtri, Ymeri ka thënë se kjo qeveri e ka lënë FSK-në pa buxhet “dhe iniciativa e Thaçit për ta bërë ushtrinë është e njëjtë si me tërheqjen të cilën e ka bërë dhe Kosova vazhdon të jetë pa ushtri”.

Ylli Hoxha në hapje të takimit tha se “Qeverisë së Rashkës” po i vjen fundi.

Image may contain: 1 person, crowd

Image may contain: 8 people, suit

Image may contain: 2 people, crowd

Të ngjashme