“You Can Do” organizon marsh për njerëzit me shkop të bardhë, kritikon personalitetet që nuk iu bashkuan

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 14:02 | Nga Erolinda Suhogerlla Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “You Can Do” ka organizuar marshin në shënim të Ditës ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardhë”, për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen ndaj personave të verbër në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Saranda Krasniqi, menaxhere e organizatës “You Can Do”, tregoi se ky marsh është aktiviteti i parë në kuadër të Javës në përkrHje të personave të verbër.

“Kemi filluar ecjen prej Katedrales e deri të Qeveria. Më pas e kemi një drekë, ku do të diskutojmë rreth problemeve që i kanë pasur njerëzit gjatë ecjes, dhe ta shohim se me çfarë kërkese do t’i drejtohemi institucioneve. Gjatë kësaj jave kemi edhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë më mësimin e alfabetit braj, kemi më mbajtë edhe një ekspozitë”, tha Krasniqi.

Jusuf Fazliu, nga kjo organizatë, shprehu pakënaqësinë që shumica e fytyrave publike nuk iu bashkuan marshit “You Can Do”.

“Kemi dalë në këtë marsh të organizuar, ku kemi pas të ftuar edhe fytyra publike, por fatkeqësisht si zakonisht njerëzit e këtyre kategorive nuk na kanë bashkëngjitë edhe pse na kanë konfirmuar paraprakisht”.

“Do të kemi disa aktivitete për krejt javën, do t’i bëjmë disa video vetëdijesuese. Gjithashtu do të startojnë në komunën e Podujevës, ku në si organizatë do t’ua mësojmë mësimdhënësve alfabetin braj, kur të kenë kontakte më fëmijët e verbër të jenë të gatshëm.”

Betim Bregovina, anëtar i Bordit të “You Can Do”, deklaroi se cja me shkopinjt të bardhë është simbol i marshit, dhe simbol i personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar. “”Këta shkopinj japin mundësi me lëviz dhe të pavarur prej ndonjë personi tjetër”, u shpreh Bregovina, ndërsa kërkoi angazhimin e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve për përfshirjen sa më të madh në shoqëri të kësaj kategorie.

Të ngjashme