Z-Mobile: Devolli nuk dëshiron që punëtorët e Telekomit të mbesin pa punë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 16:03 | Nga

Kompania Z Mobile dhe PTK janë duke zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.

“Konfirmojmë se bisedimet janë në rrugë të mirë, por ende nuk janë finalizuar. Nga Telekomi i Kosovës kanë pranuar lëshimet në procesin e përmbushjes së obligimeve të kontratës me Z Mobile dhe janë zotuar në respektimin e saj të plotë tash e tutje, me qëllim të afarizmit dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet dy kompanive, gjithnjë duke pasur në mendje konsumatorët dhe të punësuarit në to”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Z Mobile.

“Themeluesi i kompanisë, z. Blerim Devolli, ka ndërmarrë personalisht iniciativën përgjigjen e zgjidhjes , në mënyrë që të mos rrezikohen vendet e punës së punëtorëve të Z Mobiles dhe Telekomit të Kosovës ,në mënyrë që këto ndërmarrje të vazhdojnë punën”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas kësaj, komunikate Z Mobile mbetet pranë qëndrimit se vendimi për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm për shkak se aty janë llogaritur humbjet nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme