Zaev: Maqedonia s’ka nevojë ta ndryshojë Kushtetutën për emrin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 15:10 | Nga

Nuk ka nevojë që të ndryshohet Kushtetuta, pasi ajo është libër vendor dhe nuk ka pasoja jashtë vendit, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për Euronews, transmeton ATSH.

“Kemi bërë rishikim të Kushtetutës tonë në vitin 1993… dhe të gjitha hapat që kemi bërë deri tani janë në drejtim të mënjanimit të plotë të irredentizmit. Sigurisht, qytetarët grekë e dinë se nuk kemi pretendime territoriale ose çfarëdo qoftë tjetër që është e ndërlidhur me këtë gjë”, thotë Zaev në intervistë.

Zaev sqaron se ”erga omnes” për emrin do të thotë zbatim i zgjidhjes për pjesën tjetër të botës.

“Erga omnes’ do të thotë implementim për pjesën tjetër të botës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë implementim, për shkak se e di se është shumë me rëndësi për palën greke. Duhet t’i kuptojmë lidhur me këtë, sepse për ta është e domosdoshme të kenë ‘erga omnes”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme