Zaev pret anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistën dhënë gazetës sarajevase, “Avaz” ka deklaruar se procesi i ndryshimeve Kushtetuese në shtetin e tij ende nuk ka marrë fund, se kanë kaluar me sukses disa faza të rëndësishme të atij procesi dhe se beson që Maqedonia së shpejti do të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Kështu dërgohet porosi e qartë në botë se pas dekadash konfliktesh në rajonin e Ballkanit perëndimor, rruga drejt stabilitetit dhe progresit është e qartë. Deputetët e kuvendit bënë histori gjatë javës së kaluar, për të cilën gjë do t’i urojnë gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ai.

“Do të jemi anëtarë të dy organizatave më të mëdha në botë, NATO-s dhe BE-së anëtarë të barabartë të tyre si shtet i pavarur dhe krenar”, ka vlerësuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme