E vështirë të keni vetëbesim tek ajo që bëni, nëse nuk dini pse po e bëni. CIli është qëllimi juaj në punë dhe në jetë? Një herë që identifikoni “përsenë”, do të keni më shumë besim në vete.
Në pothuaj çdo rast, kur krahasoheni me dikë tjetër, kjo gjë merr formën e një bisede negative me veten, ku ju i thoni vetes se nuk jeni të mirë sa duhet. Kjo gjë e dobëson besimin tek vetja. I vetmi person që duhet të krahasoheni është vetja juaj. Kaq.
Gjithmonë do të ketë sfida. Por kur fokusoheni vetëm tek problemi, i shumëfishoni telashet. Pranoni se probleme do të dalin, dhe kur dalin, fokusohuni në gjetjen e zgjidhjeve. Sa më shumë probleme që kapërceni, aq më shumë besim te vetja do të ndërtoni, dhe më e lehtë do të jetë të gjeni zgjidhje.
Ndonjëherë shpenzojmë më shumë kohë duke komepnsuar ato që i perceptojmë si dobësitë tona, se sa duke nderuar pikat e forta. Vetëbesimi rritet kur luani me pikat tuaja të forta. Për shembull, nëse s’jeni të mirë në matematikë, mos u merrni me të. Kapuni pas pikave të forta.
Frika mund të jetë paralizuese. Injoroni zërin në kokë që ju thotë se nuk mund ta bëni diçka, dhe veproni. Sa më shumë e lini frikën t’ju pengojë, aq më i fortë do të bëhet zëri negativ. Dhe sa më shumë të veproni, aq më shumë do të heshtë ai.
Kur dukeni mirë, do të ndjeheni mirë. Kur ndjeheni mirë, do të ndjeni vetëbesim. Vishni rrobat që doni. Investoni në dukjen dhe do të investoni në suksesin tuaj.
Negativiteti dhe pesimizmi janë rreth vicioz, dhe ju shteron vetëbesimin. Fokusohuni në sjelljet tuaja pozitive në vend të dobësive; fokusohuni tek arritjet dhe jo tek ato që i shihni si dështime. Fokusohuni tek ajo që funksionon dhe jo tek ajo që nuk funksionon.
Suksesi është pjesërisht përgatitje dhe pjesërisht shans. Studioni, praktikoni dhe bëni atë që duhet për t’u përgatitur, për momentin kur shansi t’ju trokasë në derë. Nëse jeni të përgatitur, ka më shumë gjasa të keni vetëbesimin për ta shfrytëzuar shansin.
Gjuha e trupit flet më shumë se sa fjalët. Kur ndiheni jo mirë, ndryshoni qëndrim: tërhiqni supet pas, mbajeni kokën lart, mbajini këmbët të hapura dhe vendosini duart në ajër si superhero. Vini re se si qëndrimi i ri ndryshon shumë shpejt humorin tuaj dhe ju rrit vetëbesimin.