Zbulohet identiteti i të dyshuarit që u kap me gjysmë kilogramë marihuanë në Pejë

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kapur gjysmë kilogramë marihuanë mbrëmë në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në qytetin e Pejës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar që u arrestua pasi u kap me marihuanë, është 29-vjeçari, Ahmet Balaj.

Sipas raportit të Policisë, Balaj u kap me 523.7 gram marihuanë.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi njoftoi se lidhur me këtë rast dhe ndaj të dyshuarit, prokurorja do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Përveç arrestimit të Ahmet Balajt, Sinjali mëson se janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme