Zbulohet identiteti i sulmuesit me thikë në Finlandë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 10:45 | Nga

Një gjykatë finlandeze ka zbuluar emrin e 18-vjeçarit maroken i dyshuar për sulmin ndaj kalimtarëve në qytetin e Turku.

Sulmuesi i dyshuar, Abderrahman Mechkah akuzohet për vrasjen e dy grave dhe një tentim vrasje, me qëllime terroriste, transmeton portali arbresh.info.

Policia lokale kërkon që individi, që gjendet në spital në këtë moment të arrestohet.

Të premten, dy vetë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në sheshin e tregut në Turku. I dyshuari mbërriti në Turku vitin e kaluar dhe po përpiqej të merrte azil në Finlandë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme