Zbulohet tuneli me drogë në Korçë

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 15:39 | Nga

Policia e Korçës ka zbuluar një tunel me drogë në malin e Shipckës-Voskopojës, prej ku janë sekuestruar 376 kg lëndë narkotike.

Droga në gjendje të mykur u kap në vijim të plani për kontrollin e territorit për parandalimin e lëndëve narkotike.

Prej kësaj sasie, 10 kg është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme