Zeka: Agron Mustafa e ka larguar nga puna vajzën e Adem Jasharit se nuk iu bashkua në vjedhje

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 18:20 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në interpelancën lidhur me gjendjen e Telekomit, Milaim Zeka ka thënë se Agron Mustafa kur ishte në krye të Telekomit e ka larguar nga puna vajzën e kryekomandantit Adem Jashari, sepse sipas tij, ajo nuk ka pranuar “me vjedhë bashkë me të”.

“Kryekrimineli i krejt hajnave i përbëjnë PDK dhe LDK. Na Nisma dhe AAK hala nuk na ka ardhë rendi, qetash ia kena nis me vjedhë, nëse ki për Fatmirin naj sen fol, se kur të thojke Kadria prej këtu ciu ciu nuk folshe. Nëse ki fakte për Fatmir Limjan dil fol edhe për gruan tem që ki dil lirisht, se le ma për Fatmir Limajn”.

“Ky kryeministri jem mundet me lypë raport prej policisë që me rujt Agron Mustafën, po don mem vra djali i një familjes të shenjtë në Kosovë, e ai po don me më vra, e ky Agron Mafia juve të VV-së po ju kallxoj se nuk jemi hajna, si ka ardhë në Telekom e ka largu vajzën e kryekomandatit Adem Jashari sepse ajo nuk ka pranu me vjedhë bashkë me të”, tha Milaim Zeka, në emër të Nismës.

Korab Sejdiu, në emër të GP të LDK-së, tha se mundësia më e mirë është përgatitja e një plani të riorganizimit të Telekomit.

“Korporatat anembanë botës që gjenden në një situatë të tillë fusin veten në procedurë të riorganizimit. Kjo mund të jetë mundësia më e mirë. Plani i rioorganizimit nënkupton identifikimin e problemeve dhe adresimeve si çështje që e kanë sjellë PTK-në në prag të varrit”.

“PTK del nga procedura e rioorganizimit vetëm pas zbatimit të plotë të këtij plani. Kush do ta bëjë këtë plan këtu qëndron sfida e madhe. Ata që e sollën këtu keqmenaxhmenti i sotëm të njëjtit që do t’i falimentonin kompanitë e famshme si Amazon dhe Google së bashku e lë më PTK”.

Albulena Haxhiu në emër të GP të LVV-së, kërkoi nga prokuroria të mos ndalet para grupeve kriminale, raporton Ekonomia Online.

“Në emër të GP ne i kërkojmë prokurorisë që të mos zbrapset para grupeve kriminale dhe gjithë këtë degradim që ia shkaktuan Telekomit”.

“Kjo që shohim me Telekomin e Kosovës është gjthçka pivatizim është gjithçka përveç zhvillim është përgatitje për shitblerje nga akterët tashmë të njohur”, tha Dardan Sejdiu, në emër të PSD-së.

 

Të ngjashme