Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili tha se pas marrëveshjes së djeshme në mes të AKR-së dhe koalicionit PAN, formimi i Qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit.
Sipas Zekës, Kurti nuk ka bashkëpunuar për ta dërguar në opozitë PDK -në dhe LDK-në, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Zekës:
Sot, Albini Kurti, paska thene se “qeveria ka mbetur ne doren e Vuçiqit”! Albini nuk ka treguar disa te verteta, qe duhet t i dije elektorati i padjallezuar e VV:
Albin, ne kemi dashte me qu ne opozite PDK dhe LDK ne, po ti nuk ke dashte. Me krejte veprimet tua, ti dhe Isa Mustafa e krijuat kete qeveri.
Mbase ju ka konvenu Vuçiqi. Ashte koha me heshte, te pakten nja 3 muaj, pastaj flasim