Zeka, Begu e Rukiqi do ta këshillojnë Besim Beqajn

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 16:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur sot në një takim drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka; drejtorin e Qendrës Inovative të Kosovës (ICK), Uranik Begu; si dhe Berat Rukiqin, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ministri Beqaj njoftoi se këta të tre do të jenë këshilltarë të jashtëm të ministrisë, raporton Ekonomia Online.

Uranik Begu tha se Ministria e sapokrijuar e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë duhet të jetë shtyse e zhvillimit ekonomik. “Besoj se me idetë e reja, Kosova ka një të ardhme të ndritur”, u shpreh ai.

Kurse, Arian Zeka tha se rekomandimet e tyre do të jenë që kjo ministri të mos ketë konflikt me ministritë e tjera dhe që ministria të mund të performojë mirë.

Të ngjashme