Zëvendësministri Zeka priti në takim ekspertët e nga Universiteti i Maastricht, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, priti në takim ekspertët nga Universiteti i Maastrich dhe ekipin e projektit “Fuqizimi i Autoriteteve për Menaxhim të Migrimit”.
Në këtë takim është diskutuar për iniciativën dhe planet për ndërmarrjen e Hulumtimit në fushën e migrimit, një ndër aktivitetet e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe një studim që do të bëhet për herë të parë në Kosovë.
Realizimi i hulumtimit të migrimit për Kosovën, do të ndihmojë në adresimin e boshllëqeve që ekzistojnë në të dhënat në fushën e migrimit.
Gjithashtu, do të rezultojë në rekomandime të bazuar në evidencë dhe do të ndihmojë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe politik bërësit për të hartuar politika specifike të orientuar në fushat e ndërlidhura me migrimin dhe grupet e synuara të popullatës në Kosovë dhe të ngjashme.