Zeka: Veprimi i LDK-së për presidentin hap i pjekur politik

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se vendimi i LDK-së për të qëndruar në sallë për votimit e presidentit është hap i pjekur politik.

Por, ai ka thënë se veprimi i PDK-së për të mos qëndruar në sallë po bëhet për inate politike. Zeka në postim në Facebook ka thënë se ” PDK-se, inati ka me ja thy qafën

Postimi i plotë i tij:

PDK-se, inati ka me ja thy qafen

Vendimi i LDK për te qëndruar ne salle, kur Vjosa Osmani do te votohet për presidente, është hap i pjekur politik, dhe dëshmi se shteti është mbi interesin partiak. Ne fund te fundit, lere qe qytetari i Kosovës është lodhur me cirkun politik 15 vjeçar, po edhe ndërkombëtaret janë penduar për investimin e tyre ne ”republikën e burdushit”!

PDK, madje duke u krenuar, po thote qe ka me leshu sallen gjate votimit. Kjo po behet vetem per inate politike.

Tri gjera i ke te garantuara ne jete se i humbe, nese para aresyes, te udheheqe inati.

1. Ne politik. Kurr nuk ja qellon, as kurr nuk fiton, nese gjate vendimeve, inati mbizotron aresyen.

2. Ne biznes, gjithmone deshton. I humbe parate.

3. Edhe ne dashuri. Kur del me fole me nje femer, te dridhet goja, te prishet ftyra, te kaplon inati i brendeshem, edhe  ajo iken prej teje, duke te marre per budalla, dhe te çmendur.

Partite e ish pushtetit duhet me dale ne foltore, me votu Vjosen, edhe me thane perpara popullit vetem nje fjali: -Shpresojme dhe urojme qe ma mut se sa ne nuk e bajne!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme