Zemaj: Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot komunën e Junikut, me ç’rast është takuar me kryetarin Agron Kuçi.

Zemaj ka premtuar se do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike.

“Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore”.

“I falënderova mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë”.

Të ngjashme