Zemaj ka vizatuar Aeroportin e Prishtinës, thotë se do të ketë kontroll të rreptë për zbatim të masave

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Aeroportin e Prishtinës së bashku me inspektorët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se inspektorët dhe policët kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri.

Ai tha se do të vazhdojë ashpërsimi i zbatimit të masave dhe nuk se nuk do të lejojnë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve.

“Inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19. Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë! Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.

Mbrëmë, Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë zhvilluar një aksion në shumë qytete të Kosovës, ku kanë mbyllur disa lokale që nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të…

Gepostet von Armend Zemaj am Sonntag, 2. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme