Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një postimi në X, ku ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën.

Detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt: Granit Plava sillej në obor…
“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov”, ka shkruar Zemaj.

Kurse, sot, në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, qeveria e Shteteve të Bashkuara mbajti ditën e parë të Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes SHBA-Ukrainë në Departamentin e Tregtisë në Uashington.

Siç njoftonShtëpia e Bardhë konferenca mblodhi rreth 350 përfaqësues të industrisë dhe qeverisë amerikane, ukrainase dhe evropiane në fokusin e rritjes së konsiderueshme të prodhimit të armëve për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri kundër agresionit rus dhe për të forcuar vetëmbrojtjen afatgjatë të Ukrainës.

Të ngjashme