Zemaj paralajmëron masa për ata që nuk i respektojnë rekomandimet kundër COVID-19

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i reduktojnë kontaktet në mënyrë që të evitohet përhapja e Covid-19.

Ai ka paralajmëruar masa ndëshkuese për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave të caktuara nga institucionet përkatëse.

“Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit. Të mos paguajmë̈ kosto të lartë. Sistemi ynë̈ shëndetësor të mos mbingarkohet”.

“Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19. Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit”.

Të dashur qytetarë, Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë. Disa qytetarë të Kosovës dhe…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 29. Juni 2020

Të ngjashme