Zemaj paraqet propozimin për Projektligjin për shëndetësi

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 11:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka paraqitur propozimin për Projektligjin e ri për shëndetësi, i cili përbëhet nga 128 nene, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri i Shëndetësisë, ka thënë se në këtë Projektligj kanë punuar ekspertë të fushës, duke shtuar se e avancon shërbimin shëndetësor.

Zemaj ka bërë të ditur se LDK-ja do ta japë kontributin e tyre për këtë Projektligj, derisa ka përmendur disa nga çështje që trajton kjo nismë.

“Propozon sistem funksional shëndetësor dhe të zbatueshëm që është qenësor përmes ligjit dhe harmonizimit të shëndetit parësor me sistem unik të vendit. Decentralizon dhe bën të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, funksionalizon pavarësinë e shërbimeve shëndetësore në nivel tretësor përmes QKUK, barazon në mënyrë të zbatueshme sistemin publik, publiko-privat dhe privat përmes përcaktimit të mënyrës së funksionimit të institucionit. Dhënies së lejes së përhershme për ofrim të kujdesit për institucionet private, përcakton ofruesit e shërbimeve shëndetësore, jep mundësinë e krijimit të instituteve të reja, si instituti i kujdesit shëndetësor për nënë dhe fëmijën, instituti i sëmundjeve të zemrën, psikiatrikes forenzike” e të tjera ishin mes çështjeve që përmendi Zemaj.

Zemaj shtoi se projektligji përmban 128 nene dhe sipas tij do të jetë lehtë i zbatueshëm, në dobi të qytetarëve, cilësisë së shërbimeve shëndetësore, favorizimin e të arriturave shkencore njerëzore duke siguruar qëndrueëshmëri të sistemit dhe profesionistëve.

“Sot e kemi dërguar në zyrën për parashtresa si nismë legjislative dhe presim përkrahje dhe miratimin e tij. Jemi të gatshëm jo vetëm të japim kritika por edhe të kontribuojmë në avancimin legjislativ për sistem më të mirë”, tha Zemaj.

Ndërsa tha se LDK e përkrah nismën për tëhhqjen e 30 për qind të trustit.

“Sa i përket trustit, na kemi dhënë qëndrimin tonë. Jemi në përkrahje të tërheqjes së një pjese të trustit e cila nuk e dëmton pjesën burimore të trustit”, tha Zemaj.

Të ngjashme