Zemaj pas takimit me Azemin: Do të shqyrtohen mundësit buxhetore për pagesat shtesë

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pas takimit me kreun e Sindikatës e Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ku u diskutua për grevën e punëtorëve teknikë dhe miratimin e kërkesave të tyre, tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse tha se këto kompani janë paguar nga Pako Emergjente, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësive Familjare të marrin pagesa shtesë.

Mes tjerash ministri tha që duhet të kemi parasysh që këta janë punëtorë privat dhe si të tillë duhet paraparë edhe vendimet që pasojnë, raporton EO

“Takimi u zhvillua, ne do shqyrtojmë çdo mundësi që na jepet për të shqyrtuar kërkesën e tyre”.

“Vendimi nuk mund të themi që është përfundimtar pasi duhet të kalojë në hapa pasues për të arrirë deri tek rezultati”, përfundoi Zemaj.

Të ngjashme