Zemaj prezanton manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit, për dasmat s’ka vendim

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 13:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për medie ka prezantuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj deklaroi se ky manual do të jetë i përkohshëm, i cili ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga përhapja e Covid-19.

Siç tha ai, ky manual do të shërbej si udhëzues se të sillen bizneset e qytetarët me rekomandim të IKShP-së.

 “Manuali ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, varësisht nga situata në teren. Përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme”.

“Ky manual do të ndihmoj parandalimin e ekspozimin në vende të punës në qendra tregtare në gastronomi udhëzime për vendvotimet. Do të shërbej si mbështetës për inspektoratin”, tha Zemaj.

Ai tha se të gjitha institucionet janë të obliguara ta respektojnë këtë manual.

“Të gjthat institucionet obligohen ta respektojnë këtë manual, ministria do fë shpërndaj këtë manual. Ne besojmë që do të na ndihmoj në parandalimin e shpërthimit të virusit Covid-19”, tha ai.

Ministri Zemaj i pyetur për takimin me këngëtarët dhe me shoqatën e gastronomeve tha se kërkohet të respektohen masat, por nuk tregoi ai nëse janë përfillur kërkesat e tyre për mbajtje të dasmave.

“Do të takohemi me të gjithë do të ndërmarrim masa me të gjithë, ne kërkojmë zbatim të masave”, u shpreh ai.

Të ngjashme