Zemaj: Prioritet mbetet çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.

Tutje, ai tha se tashnë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.

Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore.

Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj.

Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna. Bashkë ia dalim!

Të ngjashme