Zemaj sërish paralajmëron rikthim të masave nëse nuk zbatohen rekomandimet

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësië, Armend Zemaj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hoti ka thënë se MSh-ja është duke punuar me të gjitha kapacitet që i ka në menaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash Zemaj ka thënë se numri i rasteve me Coronavirus po shtohet si pasojë e moszbatimit të masave mbrojtëse.

Ai ka thënë se janë aktivizuar edhe tri klinika që të përballen me këtë pandemi.

Zemaj ka paralajmëruar që nëse nuk zbatohen masat e rekomanduara atëherë mund të kthehen masat e mëparshme.

“Msh me gjitha potencialet që ka është duke u anagzhuar që ta menaxhojë këtë situatë. Ju e dini se ne jemi në fazën e tretë ekonomike e cila ndikoi edhe në rritje të nunrit. Nuk them se nuk ishte e pritshme por po ndodh si pasojë e mos respektimit të masave mbrojtëse. Nëse hapja e këtyre veprimtarive është në dilemë nëse do ti ndërmarrim japat tjerë lehtësuese. Kemi aktivizuar edhe tri klinika tjera që të perballen me këtë pandemi”, tha Zemaj

“Sot ne i bëjmë këto prezantime që masat të cilat janë dhënë nga ne, duhet të të zbatohen përndryshe do të kemi hapa tjerë dhe e them se mund të kthehemi në masat që asnjëri nuk i dëshirojmë, tha Zemaj, raporton EO.

Të ngjashme