Zemaj takon drejtuesit e Odave dhe gastronomëve, thotë se sugjerimet e tyre do t’i diskutojë me Hotin

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para marrjes së masave të reja kundër pandemisë Covis-19, ka takuar sot drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane, të Shoqatës së Gastronomëve si dhe të Odës Hoteliere të Kosovës.

Nëpërmes një postimi në Facebook,. Zemaj ka thënë se janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik.

Ai ka premtuar se masat e reja, që prekën sidomos sektorin e grastronomisë, do t’i diskutojë me kryeministrin Hoti.

Këtë koment e ka bërë pas takimit me disa përfaqëues të shoqatave që janë prekur rëndë nga pandemia.

Postimi i plotë i ministrit Zemaj:

Para marrjes së masave të reja kam takuar  sot z. Berat Rukiqi kryetari e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Arian Zeka kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen  Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.

Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë  t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid-19

Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik.

Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë  që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.

Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdeshëm në respektimin e masave anti Covid.


Të ngjashme