Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka bërë me dije se sot në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent”, ka shkruar Zemaj.