Ekonomia Online
FUNDIT

Zenel Leku emërohet në krye të Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit

Zenel Leku emërohet në krye të Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e kryetarit për kompensimin e viktimave të krimit, meqenëse ish-kryesuesja ka arritur moshën e pensionimit dhe sipas fuqisë ligjore i është pushuar mandati. Në krye të këtij Komisioni është zgjedhur gjyqtari i Gjykatës Supreme, Zenel Leku. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim […]

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e kryetarit për kompensimin e viktimave të krimit, meqenëse ish-kryesuesja ka arritur moshën e pensionimit dhe sipas fuqisë ligjore i është pushuar mandati.

Në krye të këtij Komisioni është zgjedhur gjyqtari i Gjykatës Supreme, Zenel Leku.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dërgimin e anëtarit të Komisionit, respektivisht kryesuesit të Komisionit sipas Ligjit dhe është propozuar Zenel Leku, gjyqtari i Gjykatës Supreme.

Të ngjashme