Gjykata Themelore e Prizrenit i ka lënë në paraburgim për një muaj dy të pandehurit me iniciale F.S(1) dhe F.S(2).
Ata po dyshohen se kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe sulm ndaj vëllait të tyre për disa para të lëna në shtëpi, njofton Klan Kosova.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datë 12.07.2020 rreth orës 16.00 në Prizren i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin vëllait të tij me iniciale F.S(2) në atë mënyrë që derisa i pandehuri me iniciale A.S.(1) ishte në shtëpi, në dhomën e tij të ndejës kishte lënë 450.00 euro dhe del nga shtëpia, me tu kthyer ka vërejtur se nga kjo shumë mungonin 50.00 euro, për të cilat para kishte shkuar dhe e ka pyetur vëllanë e tij me iniciale F.S.(2) se mos i kishte marr parat, në atë moment fillimisht fillon konflikti verbal në mes tyre dhe pastaj e godet me ç ‘rast i shkakton lëndime të lehta trupore”, njofton gjykata.
“Me datë kohë dhe vend të njëjtë si pasojë e rrethanave të krijuara si në dispozitivin e këtij aktvendimi, me dashje përdor forcën ndaj F.S(1) në momentin kur F.S(1) e pyet se mos i kishte marrë paratë, menjëherë fillon të bërtasë duke e sharë dhe ofenduar me fjalë, më pas e grushton në pjesën e fytyrës por nuk i shkakton lëndime të dukshme trupore”.