Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 10:26 | Nga

Zenun Pajaziti në një tubim të PDK-së në Malishevë ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i ardhshëm i kësaj partie për kryetar të komunës së Gjilanit.

“Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese. Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Ai në këtë tubim ka folur edhe për kreun e PDK-së duke dhënë se ai ka treguar lidership kur i ka dorëzuar kandidaturën për kryeministër, kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

“PDK dhe lideri i saj, Kadri Veseli, ka treguar lidership të fortë me dhënien e mundësisë Ramush Haradinajt për ta drejtuar qeverinë. Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme